Art&Argëtim

Sfidoi standardet dhe stereotipet e bukurisë, juristja 60-vjeçare bën histori duke fituar Miss Universe Buenos Aires

Hapi i radhës për yllin e kurorëzuar është titulli Miss Argjentina, i cili do t'i lejojë asaj të konkurrojë në konkursin ndërkombëtar Miss Universe.

26 Prill 2024, 18:06 Nga S.B
Sfidoi standardet dhe stereotipet e bukurisë, juristja 60-vjeçare
Alejandra Rodriguez

BUENOS AIRES- Juristja dhe gazetarja Alejandra Rodriguez sfidoi standardet dhe stereotipet e bukurisë dhe është kurorëzuar fituese e Miss Buenos Aires në moshën 60-vjeçare, e para në historinë e konkursit që fiton titullin në atë moshë.

“Jam e emocionuar të përfaqësoj këtë paradigmë të re në konkurset e bukurisë, sepse ne po futemi në një fazë të re ku gratë nuk janë vetëm bukuri natyrore, por një grup tjetër vlerash. Unë jam e para e këtij brezi që e nis këtë”, tha ajo në deklaratat e saj për shtyp.

Për arsyet që i shtynë gjyqtarët ta zgjidhnin atë, Rodriguez tha se ata “panë besimin dhe pasionin tim për të përfaqësuar gratë e brezit tim”. Hapi i radhës për yllin e kurorëzuar është titulli Miss Argjentina, i cili do t'i lejojë asaj të konkurrojë në konkursin ndërkombëtar Miss Universe.

Rregullat janë në anën e saj. Në të kaluarën, konkurset e Miss Universe lejonin vetëm personat midis moshës 18 dhe 28 vjeç të merrnin pjesë në konkurs, por nga viti 2024 kufiri i sipërm i moshës është hequr, kështu që çdo grua mbi 18 vjeç do të mund të marrë pjesë.

Siç vë në dukje Independent, Rodriguez nuk është e vetmja që sfidon standardet shekullore të bukurisë në konkurset e tilla. 47-vjeçarja Heidi Kruth po konkurron për të përfaqësuar Republikën Domenikane në konkursin Miss Universe 2024. Konkursi Miss Universe do të mbahet në Meksikë më 24 shtator.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Francy Lezcano (@miss.universo_buenos_aires)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ale Rodríguez (@alejandramarisa.rodriguez)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ale Rodríguez (@alejandramarisa.rodriguez)

miss buenos aires miss universe

Sondazh

Poll