Art&Argëtim

A do të martohen së shpejti Zendaya dhe Tom Holland?/ Burimi i afërt i çiftit zbulon të vërtetën: Është diskutuar për martesë dhe...

Aktori britanik dhe ylli fitues i çmimit Emmy në "Euphoria" u takuan në xhirimet e triologjisë së filmit "Spider-Man".

26 Prill 2024, 12:23 Nga S.B
A do të martohen së shpejti Zendaya dhe Tom Holland?/ Burimi i
Zendaya dhe Tom

SHBA- Çifti i aktorëve Tom Holland dhe Zendaya kanë filluar të përfytyrojnë të ardhmen e tyre si çift i martuar, sipas People. Një burim i afërt i çiftit, tha se: Është diskutuar për martesë dhe kjo është e vërtetë.

Aktori britanik dhe ylli fitues i çmimit Emmy në "Euphoria" u takuan në xhirimet e triologjisë së filmit "Spider-Man". Që atëherë, 27-vjeçarët kanë mbajtur private lidhjen e tyre duke bërë vetëm disa paraqitje të rralla të përbashkëta dhe përmendje të njëri-tjetrit.

Në një intervistë të fundit, Zendaya foli për marrëdhënien e tyre, por edhe se si jeta e Hollandit ndryshoi në një periudhë të shkurtër kohe. Holland dhe Zendaya ndezën thashethemet se ata ishin çift që kur luajtën së bashku në "Spider-Man: Homecoming" në vitin 2016, vetëm për ta konfirmuar përfundimisht në korrik 2021, kur u panë duke u puthur në një makinë në janar 2024.

zendaya tom holland

Sondazh

Poll