Art&Argëtim

Këngëtari i 'Pet Shop Boys' kritikon muzikën e Taylor Swift: Më magjeps si fenomen por është zhgënjyese

Këngëtari i Pet Shop Boys, Neil Tennant, kritikoi muzikën e Taylor Swift në një intervistë pas publikimit të albumit të saj të ri, "The Tortured Poets Department".

26 Prill 2024, 13:13 Nga S.B
Këngëtari i 'Pet Shop Boys' kritikon muzikën e Taylor
Pet Shop Boys dhe Taylor

BRITANI E MADHE- Këngëtarja e njohur Taylor Swift mund të jetë duke thyer rekorde njëri pas tjetrit, por për grupin muzikor Pet Shop Boys, muzika e saj është zhgënjyese. Këngëtari i Pet Shop Boys, Neil Tennant, kritikoi muzikën e Taylor Swift në një intervistë pas publikimit të albumit të saj të ri, "The Tortured Poets Department".

Siç tha ai: Taylor Swift më magjeps si fenomen sepse ajo është shumë e njohur dhe më pëlqen disi e gjithë kjo, por kur dëgjoj këngët e saj... për një fenomen kaq të madh, ku janë këngët e famshme? Çfarë është 'Billie Jean' e Taylor Swift?'.

Më pas këngëtari e quajti muzikën e Swift-it “zhgënjyese”, duke thënë: Më pëlqen fakti që i bashkon të gjithë këta njerëz, madje edhe shumë breza, por mendoj se e vetmja gjë që është zhgënjyese është muzika, jo teksti, muzika.

taylor swift pet shop boys

Sondazh

Poll