Art&Argëtim

Nuk njihet/ Nicole Kidman poston një video nga roli i saj i parë si aktore

Aktorja do të nderohet me çmimin për arritje jetësore për kontributin e saj të përgjithshëm në fushën e argëtimit.

26 Prill 2024, 17:17 Nga S.B
Nuk njihet/ Nicole Kidman poston një video nga roli i saj i parë si
Nicole Kidman

SHBA- Nicole Kidman ka shpërndarë në Instagram një video nga roli i saj i parë si aktore, me rastin e çmimit të saj të ardhshëm nga Instituti Amerikan i Filmit. Aktorja do të nderohet me çmimin për arritje jetësore për kontributin e saj të përgjithshëm në fushën e argëtimit.

Në postimin që ka bërë për ngjarjen e ardhshme ajo shkruan: “Kjo vajzë 14-vjeçare nuk mund të parashikonte kurrë të gjithë njerëzit e talentuar me të cilët do të punonte dhe personazhet e ndryshëm që do të luante”, dhe tekstin e shoqëroi me një video të rolin e saj të parë, në filmin Bush Christmas, i cili u publikua në vitin 1983, kur aktorja ishte vetëm 14 vjeç.

Postimi i aktores pason njoftimin e Institutit për vitin 2023 se fituesi i Emmy-t do të marrë çmimin Life Achievement.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman)

nicole kidman shba

Sondazh

Poll