Art&Argëtim

FOTO/ Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e çmimeve Time100

Mbrëmë ajo mori pjesë në Lincoln Center në New York dhe ceremoninë e çmimeve të revistës, e veshur me një fustan mahnitës Chanel, krijuar posaçërisht për të

26 Prill 2024, 13:27 Nga S.B
FOTO/ Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e çmimeve Time100
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është një nga artistet më me ndikim të vitit, sipas revistës Time, e cila e përfshiu atë në listen e vitit 2024, krahas artistëve si Kylie Minogue dhe Dev Patel. Mbrëmë ajo mori pjesë në Lincoln Center në New York dhe ceremoninë e çmimeve të revistës, e veshur me një fustan mahnitës Chanel, krijuar posaçërisht për të.

Frymëzuar nga një veshje nga koleksioni Métiers d'art 2023/24, fustani me dantella guipure kishte mëngë të gjata, dhe një dekolte të thellë. Një hapje tjetër ishte krijuar pak poshtë dekoltesë, në krye me një fjongo të madhe të zezë kristali.

FOTO/ Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e çmimeve Time100
Dua Lipa

Veshja, e cila është një version ndryshe i fustanit, vinte në pah linjat e trupit të saj. Këngëtarja 28-vjeçare ka treguar për kamerën e Time se është e emocionuar që do të jetë në ndarjen e çmimeve, ndërsa ka folur për hapin e radhës profesional, i cili do të bëhet më 4 maj, kur do të jetë drejtuese e puntatën e SNL.

"Unë jam shumë e lumtur. Unë me të vërtetë e pres me padurim. Do të përballem me atë që ndoshta do të jetë eksperienca më e çmendur e jetës sime dhe do të kaloj mirë”, tha Dua Lipa, e cila tregon se di të përballojë çdo situatë në mënyrë të ftohtë. Për më tepër, këtë e dëshmon titulli i albumit të saj të ardhshëm, Radical Optimism.

dua lipa times shba

Sondazh

Poll