Art&Argëtim

VIDEO/ Zbulohet skena e Eurovision 2024, merr një lum kritikash

Të martën, më 7 maj, fillon konkursi i 68-të i këngës në Malmö të Suedisë dhe llogaria zyrtare e institucionit në X zbuloi vendin e shfaqjes.

26 Prill 2024, 12:50 Nga S.B
VIDEO/ Zbulohet skena e Eurovision 2024, merr një lum kritikash
skena

SUEDI- Në rrjete sociale është zbuluar skena se ku do të performojnë garuesit e Eurovizionit të këtij viti. Të martën, më 7 maj, fillon konkursi i 68-të i këngës në Malmö të Suedisë dhe llogaria zyrtare e institucionit në X zbuloi vendin e shfaqjes.

“Mirëmbrëma Evropë! Është koha për të parë... skenën tuaj!” shkruhet në postim. Siç shihet edhe në videon e postuar, skena këtë vit do të jetë në formën e një kryqi të madh.

Pak ditë më parë, kur në X u publikua një foto e skenës nga përgatitjet e eventit, shqetësoi shumë fansa të garës muzikore për kapacitetin e saj.

"Është shumë e vogël, ku do të rrinë kërcimtarët?" kanë shkruar ndër të tjera. Një tjetër e përshkroi skenën si "të tmerrshme" me një tjetër duke shtuar se "edhe në Itali skena ishte më e mirë".

Disa vunë në dukje ndryshimin midis skenës në foto dhe asaj në videon që u postua disa muaj më parë në YouTube. Edicioni i 68-të i konkursit të këngës do të zhvillohet në Malmö, Suedi, më 7, 9 dhe 11 maj.

Në gjysmëfinalen e parë të martën, më 7 maj, marrin pjesë 15 shtete, të cilat do të paraqiten sipas radhës: Ukraina, Qipro, Polonia, Serbia, Lituania, Kroacia, Irlanda, Sllovenia, Islanda, Finlanda, Portugalia, Luksemburgu, Australi, Azerbajxhani dhe Moldavia.

Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania gjithashtu do të paraqiten dhe votojnë në gjysmëfinalen e parë. Në gjysmëfinalen e dytë më 9 maj do të marrin pjesë Austria, Malta, Zvicra, Greqia, Republika Çeke, Shqipëria, Danimarka, Armenia, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Holanda, Norvegjia, Letonia, San Marino dhe Belgjika. Në gjysmëfinalen e dytë do të dalin dhe do të votojnë Spanja, Italia dhe Franca.

eurovizion suedi

Sondazh

Poll