Art&Argëtim

Irina Shayk i futet gjuetisë për një të dashur të ri, zbulohen tre karakteristikat që ajo kërkon tek një mashkull

Lidhja e Shayk dhe Brady u bë e njohur në fund të vitit të kaluar, por nuk zgjati shumë.

26 Prill 2024, 16:22 Nga S.B
Irina Shayk i futet gjuetisë për një të dashur të ri,
Irina Shayk

SHBA- Romanca e Irina Shayk dhe Tom Brady nuk duket se pati një fund të lumtur dhe supermodelja 37-vjeçare është në kërkim të dashurisë sërish. Siç ka raportuar edhe një burim nga rrethi i modeles për Page Six, pohoi se: “Irina ka dalë për gjueti dhe po kërkon një burrë të pashëm, të famshëm dhe me shumë para”.

I njëjti burim deklaroi se modelja është në kërkim të dashurisë në Evropë dhe Amerikë dhe në përgjithësi gjërat janë... të vështira, pasi nuk ka një rreth të madh njohjesh. Lidhja e Shayk dhe Brady u bë e njohur në fund të vitit të kaluar, por nuk zgjati shumë.

Ish-çifti fotografohej ndonjëherë në daljet e natës, por lidhja e tyre nuk përparoi kurrë në diçka më serioze. I njëjti burim deklaroi në atë kohë se arsyeja e ndarjes ishte sepse të dy vazhdonin të kishin angazhime dhe po bëhej gjithnjë e më e vështirë të ishin në të njëjtin qytet në të njëjtën kohë.

irina shayk

Sondazh

Poll