Art&Argëtim

Humbi shumë peshë nga Ozempic, Kourtney Kardashian bind Scott Disick të ndalojë përdorimin

Ajo ishte shumë e shqetësuar kur pa humbjen e madhe në peshë të ish-partnerit të saj 45-vjeçar, me të cilin ka tre fëmijë.

26 Prill 2024, 12:10 Nga S.B
Humbi shumë peshë nga Ozempic, Kourtney Kardashian bind Scott Disick
Scott dhe Kourtney

SHBA- Ylli i “Kardashians” Kourtney Kardashian ishte ajo që arriti të detyronte ish-bashkëshortin e saj Scott Disick të ndalonte përdorimin e Ozempic dhe të kërkonte ndihmë profesionale. Ajo ishte shumë e shqetësuar kur pa humbjen e madhe në peshë të ish-partnerit të saj 45-vjeçar, me të cilin ka tre fëmijë.

Sipas DailyMail, ishte ajo që e këshilloi të kërkonte ndihmë pasi e shihte se po humbiste gjithnjë e më shumë peshë dita ditës.

“Kourtney ka qenë shumë e shqetësuar për të dhe dëshiron ta shohë Scottin sa më të shëndetshëm. Fëmijët e saj kanë nevojë për babanë e tyre”, tha një burim i afërt i tyre.

Më pas ai shpjegoi se të dy mund të mos jenë më në një lidhje, por Courtney ende kujdeset për babain e fëmijëve të saj. Disick thuhet se i është drejtuar një nutricionisti për ta ndihmuar atë të përballet me luhatjet e peshës pas protestave publike për pamjen e tij të re.

“Scott pranoi se duhej të ndalonte marrjen e Ozempic pasi pa fotot e tij dhe komentet e publikut për humbjen e peshës”, tha një burim për DailyMail.com, duke shtuar: “Ai mendoi se dukej mirë sepse ishte përsëri më i dobët, pa e kuptuar se kjo ishte jo e shëndetshme. Ai tani po punon me një nutricionist për t'u rikthyer në rrugën e duhur dhe për të mos fituar peshën që kishte më parë."

kourtney kardashian scott disick

Sondazh

Poll