Art&Argëtim

E pazakontë/ U qëllua me një plumb në gjoks, zbulohet se këngëtari francez sajoi vetëvrasjen për të frikësuar partneren

Në një farë mënyre, ai falsifikoi një vetëvrasje, tha prokurori gjatë një konference për shtyp, sipas së cilës Girac i erdhi “shumë keq” për veprimin e tij.

26 Prill 2024, 11:56 Nga S.B
E pazakontë/ U qëllua me një plumb në gjoks, zbulohet se
Kendji Girac

FRANCË- Këngëtari dhe fituesi i "The Voice Francë 2014", Kendji Girac u shpjegoi hetuesve se sajoi një vetëvrasje për të trembur partneren e tij, e cila e kishte kërcënuar se do ta linte, tha sot Olivier Jeanson prokurori i Mont de Marchand, në Francën jugperëndimore.

Këngëtari i cili u plagos me plumb të hënën, tha se ishte shumë i frikësuar kur dëgjoi partneren të thoshte se do të divorcohej, dhe në një moment e zuri paniku dhe donte ta frikësonte. Në një farë mënyre, ai sajoi një vetëvrasje, tha prokurori gjatë një konference për shtyp, sipas së cilës Girac i erdhi “shumë keq” për veprimin e tij.

“Nëse nuk do të dalin prova të reja, ky proces do të përfundojë me dosjen”, shtoi ai, ndërsa hetimet e tjera do të vazhdojnë për të përcaktuar se nga ka ardhur kjo armë.

Këngëtari 27-vjeçar tha se kishte blerë armën, një Colt 45, në një treg dhe u plagos ndërsa e shikonte. Ai u shtrua në spital të hënën pranë Bordos me një plagë plumbi në gjoks që kaloi në zemër, ku prokurori e quajti mrekulli mbijetesën e tij.

Analizat që iu nënshtruan rezultuan se këngëtari ishte nën efektin e alkoolit, me më shumë se 2.5 gramë për litër gjak dhe se kishte përdorur kokainë gjatë një feste.

"Tensionet u ngritën për shkak të zhvillimit të varësisë së tij ndaj alkoolit, një çështje që çoi gjithashtu në mosmarrëveshje të mëdha në marrëdhënien e çiftit," shpjegoi Olivier Jansson.

Girac tashmë kishte thënë në të kaluarën se do të qëllonte veten ose do të priste fytin gjatë debateve të tyre si çift, sipas dëshmisë së partneres së tij të dhënë nga prokurori.

girac france vetevrasje

Sondazh

Poll