Sport

Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi shpallet kampione Europe!

Ndërkohë, garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua qysh në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë, pasi u mposht nga kroatja Tihea Topolovec.

25 Prill 2024, 20:51 Nga DOSJA
Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi shpallet kampione Europe!

KROACI - Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Europian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari.

Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saj.

Xhudistja pejane në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për ta siguruar së paku medaljen e argjendtë, por që do ta kërkonte edhe të artën në finale gjithsesi duke ja arritur qëllimit.

Ndërkohë, garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua qysh në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë, pasi u mposht nga kroatja Tihea Topolovec.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll