Sport

Ancelotti: 'Vendimi i Xavit më duket i drejtë, ndryshimi i mendimit duhet respektuar'...

Trajneri italian ka analizuar të gjitha të rejat për Real Madridin në pragndeshje kundër Real Sociedad, teksa ka folur edhe për trajnerin e Barcelonës

25 Prill 2024, 16:03 Nga DOSJA

Ancelotti: 'Vendimi i Xavit më duket i drejtë, ndryshimi i

SPANJE - Carlo Anceltti u kthye në skenën e Real Madridit për të analizuar të gjitha lajmet rreth skuadrës së tij, një që përfshin mungesat e fundit të Rodrygo dhe Bellingham ("Unë mendoj se ata do të jenë të disponueshëm për nesër, por sot ata u lanë në shtëpi").

Por tekniku italian iu përgjigj edhe pyetjes për ndryshimin e mendimit nga trajneri Xavi, për të qëndruar në pankinën e Barcelonës.

"Xavi ka bërë një punë të mirë te Barcelona, ai e njeh klubin dhe vendimi i tij për të qëndruar më duket i saktë. Gjithçka është e rëndësishme. Ne duhet të respektojmë ndryshimet e opinionit, sepse asgjë nuk është vendosur në gur. Unë kam ndryshuar shumë herë mendimin tim gjatë karrierës sime. Ndryshimi i mendjes sime është i ligjshëm dhe e lejuar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll