Sport

Veprimet e qeverisë spanjole shqetësojnë UEFA-n: “Euro 2024” dhe klubet iberike në Evropë, tani në rrezik një serioz...

Paralajmërimi i UEFA-s ka mbërritur në Spanjë

25 Prill 2024, 14:58 Nga DOSJA

Veprimet e qeverisë spanjole shqetësojnë UEFA-n: “Euro

SPANJE - Situata po ndërlikohet me hapa të mëdhenj në lidhje me të ardhmen e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF). Vendimi i Këshillit të Lartë të Sporteve për të krijuar një komision mbikëqyrjeje, normalizimi dhe përfaqësimi për të mbikëqyrur RFEF-në në përgjigje të krizës së identitetit, ka shkaktuar pakënaqësi në UEFA.

Ndaj, pavarësisht se çfarë vendosë Komiteti Drejtues i Këshillit të Lartë të Sportit (KSD), ndërhyrja e mundshme e qeverisë, siç kanë dashur të tregojnë disa, nuk është aq e thjeshtë.

Rregullat e futbollit e mbrojnë vetë sportin nga ndërhyrjet e politikanëve kur vjen puna për të vendosur dhe për të ndërmarrë hapin për të marrë kontrollin në organet drejtuese. Aq sa, në shumë raste, ekipeve dhe kombëtareve nga vende të caktuara, u është ndaluar të konkurrojnë për shkak të ndërhyrjeve të politikanëve në poste komanduese dhe vendimmarrëse.

Paralajmërimi ka mbërritur në Spanjë dhe MARCA është në gjendje të sigurojë që, për shkak të ndryshimit të ngjarjeve, pjesëmarrja e ekipit spanjol në “Euro 2024” dhe ajo e klubeve në garat evropiane të sezonit të ardhshëm të jetë në rrezik serioz.

Qeveria është paralajmëruar…

Lajmi që u shfaq të mërkurën, se qeveria spanjole po merrte nën kontroll Federatën, ka ngritur dhe vënë alarmin dhe UEFA ka marrë përsipër të kujtojë pasojat, që një ndërhyrje e qartë dhe e hapur e qeverisë, si ai i shpallur të mërkurën mbrëma.

Çështja është serioze dhe si “Euro 2024”, ashtu edhe e ardhmja e skuadrave spanjole në Europë janë në lojë. Qeveria spanjole tashmë e di këtë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll