Politike

A do të kandidojë Kryemadhi për post në PL? Meta: Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet

Meta tha se gara është e hapur në të gjitha nivelet, duke shtuar se kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.

25 Prill 2024, 12:13 Nga r.ll
A do të kandidojë Kryemadhi për post në PL? Meta: Jemi
ilir meta

TIRANË- Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku u pyet nëse deputetja Monika Kryemadhi do të kandidojë për postin e presidentit të partisë. Meta tha se gara është e hapur në të gjitha nivelet, duke shtuar se kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.

“Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet, gara është e hapur për Presidentin, gara është e hapur për zv.President, janë dy figurat kryesore të partisë. Kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim. Mirëpresim çdo alternativë që konkurron me 5 prioritetet tona dhe fuqizon PL si forcë politike opozitare në këtë regjim të korruptuar”, tha Meta.

Partia e Lirisë ka miratuar sot emrat e anëtarëve të Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare, e cila do të mbahet në datën 27 Prill në Pallatin e Kongreseve, ku emri i deputetet Monika Kryemadhi nuk ishte. Listën e kryesonte Edmond Haxhinasto, i cili pasohej nga Ilir Meta, Agim Nesho, Erisa Xhixho, etj.

Kreu i kësaj partie politike ka thënë se në Konventën Kombëtare të PL-së ditën e shtunë pritet të ketë ndryshime rrënjësore. Meta e deklaroi këtë në një mbledhjet e kryesisë së partisë, ku paralajmëroi edhe ndryshimin e statutit.

ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll