Politike

Debat mes Spahos dhe Bilalit, deputetet socialistë: Mbylle gojën! Nuk dini të lexoni

Debatet në mbledhje janë zhvilluar pasi në rendin e ditës pritet të miratohet plani hetimor i Komisionit dhe dërgimi i kërkesave për informacion tek institucionet. 

25 Prill 2024, 11:58 Nga r.ll
Debat mes Spahos dhe Bilalit, deputetet socialistë: Mbylle gojën! Nuk
edmond spaho

TIRANË- Vijon me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Deputeti i opozitës, Edmond Spaho ka debatuar me deputeten socialiste Edona Bilali, ku i është drejtuar me fjalët "Si nuk të vjen zor?". 

Në replikat mes tyre kanë ndërhyrë edhe deputetët e tjerë socialistë Ilir Metaj dhe Petro Koçi ku i kanë thënë Spahos të mos flasë më tek.

Debatet në mbledhje janë zhvilluar pasi në rendin e ditës pritet të miratohet plani hetimor i Komisionit dhe dërgimi i kërkesave për informacion tek institucionet. 

DEBATI:

Bilali: U lexua disa herë, ne ndahemi në mënyrën sesi e interpretojmë

Spaho: Na e lexoni njëherë

Bilali: Patjetër e kam përballë

Spaho: Si nuk të vjen zor

Bilali: Mua nuk më vjen zor?

Vokshi: Zoti Spaho mos ndërhyni kur flasin kolegët

Ilir Metaj: Mbylle gojën

Petro Koci: Nuk dini të lexoni

Vokshi: O po flet ti Petro për fyerje? Pas asaj qe keni bërë nuk keni të drejtë të flisni për fyerje

Bilali: Unë e kam një përgjigje për zotin Spaho, ndryshe nga konsiderata që kam për Spahon për kontributin që më dha herën e kaluar. Nuk shkojnë të dyja, edhe sju vjen zor edhe kam konsideratë..

edmond spahoi edona

Sondazh

Poll