Aktualitet

Ankimuan arrestin në burg, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj Evis Berberit dhe dy ortakëve të tij

25 Prill 2024, 11:15 Nga r.ll
Ankimuan arrestin në burg, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën
evis berberi

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën "arrest në burg", pas ankimimit të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberit dhe dy ortakëve të tij Valter Begaj dhe Ervis Lami. 

NJOFTIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 25.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 16 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.B., E.L., V.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 21, datë 13.03.2024, verifikuar me vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 21, datë 13.03.2024 dhe të vendimit nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

Ortaku i ish-kreut të ARRSH-së, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.  Ervis Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. 

evis berberi ervis lame valter begaj gjkko

Sondazh

Poll