Aktualitet

Ishte larguar nga banesa, gjenden rrobat e një 58-vjeçari në rezervuarin e Prrenjasit, polumbarët nisin kërkimet për trupin

Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se 58-vjeçari me inicialet Xh. D. ishte larguar dje nga banesa.

25 Prill 2024, 09:28 Nga N.F
Ishte larguar nga banesa, gjenden rrobat e një 58-vjeçari në
Foto ilustruese

PRRENJAS- Një 58-vjeçar nga Prrenjasi dyshohet se është mbytyr në rezervuar. Dyshimet për mbytjen e tij kanë ardhur nga familjarët të cilët kanë gjetur rrobat e 58-vjeçarit pranë rezervuarit.

Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se 58-vjeçari me inicialet Xh. D. ishte larguar dje nga banesa. Ndërkohë raportohet sepolumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet për trupin e tij.

Njoftimi i plotë:

Prrenjas/Informacion paraprak. Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

perrenjas mbytje

Sondazh

Poll