Aktualitet

Vrasje dhe trafik droge, ekstradohen nga Britania dhe Greqia dy shqiptarë të dënuar me burg (EMRAT)

Donald Hoxha, 34 vjeç, i dënuar për vrasjen e një ish-efektivi në vitin 2009, është ekstraduar nga Britania e Madhe. Hoxha fshihej në Londër, deri sa u vu në pranga më 17 janar.

25 Prill 2024, 09:49 Nga r.ll
Vrasje dhe trafik droge, ekstradohen nga Britania dhe Greqia dy shqiptarë
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme dy shqiptarë të dënuar me burg për vrasje dhe trafik droge janë ekstraduar nga Britania e Madhe dhe Shqipëria në Shqipëri. 

Donald Hoxha, 34 vjeç, i dënuar për vrasjen e një ish-efektivi në vitin 2009, është ekstraduar nga Britania e Madhe. Hoxha fshihej në Londër, deri sa u vu në pranga më 17 janar. Ai akuzohet se në datën 22 korrik 2009 në qytetin e Elbasanit në bashkëpunim me shtetasit Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, kanë vrarë me arme zjarri ish-efektivin Roland Rexhepin.

Ndërkjohë nga Greqia është ekstraduar 44-vjeçari, Leodin Rungo, pasi ishte dënuar nga gjykata e Korçës me 3.4 vjet burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, vënien në pranga dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan në Shqipëri 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

✅U ekstraduan në Shqipëri:

-nga Mbretëria e Bashkuar, shtetasi Donald Hoxha., 34 vjeç. Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë shtetasin R. R.;

-nga Greqia, shtetasi Leodin Rungo, 44 vjeç. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.02.2019, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Këta 2 shtetas iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprimet e mëtejshme.

donald hoxha leodin rungo

Sondazh

Poll