Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës në Delvinë? Shkrumbohen nga flakët një autobus dhe një furgon

Policia e Delvinës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo jo.

25 Prill 2024, 10:46 Nga r.ll
Çfarë ndodhi gjatë natës në Delvinë? Shkrumbohen
foto ilustruese

DELVINË- Një autobus dhe një furgon janë djegur totalisht nga zjarri gjatë natës në fshatin Stjar të Delvinës.

Zjarri dyshohet se ka rënë në autobusin ndërqytetës në pronësi të shtetasit me iniciale Ç. B. Si pasojë e zjarrit në autobus ka marrë edhe furgoni i një kompanie private.

Policia e Delvinës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo jo.

zjarr ne delvine

Sondazh

Poll