Aktualitet

Trafik droge dhe vjedhje, ekstradohen në Kosovë dhe Itali katër shqiptarë

39-vjeçari Bledar Dushkaj alias Bledar Delia ishte dënuar me me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Mësohet se ai ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008.

25 Prill 2024, 09:52 Nga N.F
Trafik droge dhe vjedhje, ekstradohen në Kosovë dhe Itali katër
Foto ilustruese

TIRANË- Katër shqiptarë janë ekstraduar ditën e sotme drejt Italisë dhe Kosovës. Sipas njoftimit të policisë dy janë ekstraduar në Itali dhe dy në Kosovë. Mësohet se ekstradimi i dy shqiptarëve drejt Italisë ka ardhur pasi ata ishin dënuar për trafik droge.

39-vjeçari Bledar Dushkaj alias Bledar Delia ishte dënuar me me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Mësohet se ai ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008.

Më tej bëhet me dije se është ekstraduar në Itali edhe 31-vjeçari me inicialet K. U. pasi ishtë dënuar për drogë dhe se gjatë periudhës 2015-2022 ai ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash. Dy të ekstraduarit në Kosovë u arrestuan në vendin tonë pasi ishin shpallur në kërkim për armëmbajtje paleje dhe për vjedhje.

Njoftimi i plotë:

U ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit: Bledar Dushkaj alias Bledar Delia, 39 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos, me vendimin e datës 06.06.2011, e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një organizate kriminale që ka trafikuar drogë nga Holanda në Itali, gjatë periudhës nëntor 2007-shtator 2008;

K. U., 31 vjeç, të cilit Gjykata e Hetimeve Paraprake në Milano, Itali, me vendimin e datës 03.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas, gjatë periudhës 2015-2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar në Itali, 35 kg kokainë dhe 3.4 tonë hashash.

U ekstraduan nga Shqipëria në Kosovë, shtetasit kosovarë: R. S., 23 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ILECU, Kosovë, për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, si dhe ka tre urdhra ndalimi të lëshuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ky shtetas është arrestuar në Durrës, në muajin nëntor 2021, gjatë opracionit policor të koduar “Arratia”;

-B. S., 45 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga ILECU, pasi më datë 16.08.2022, ka vjedhur automjetin e një institucioni shtetëror në Prishtinë dhe ka tentuar ta trafikojë në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Morinë.

itali koosve ekstradim

Sondazh

Poll