Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri ndaj një 39-vjeçari, policia shpall në kërkim 35-vjeçarin në Vaun e Dejës

Mësohet se 35-vjeçari është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një makine.

25 Prill 2024, 10:14 Nga N.F
Qëlloi me armë zjarri ndaj një 39-vjeçari, policia shpall
Foto ilustruese

VAU I DEJËS-Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Vaun e Dejës. Mësohet se 35-vjeçari është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një makine.

Sipas njoftimit të policisë ka qenë përsoni i cili ndodhej në makinë që ka denoncuar ngjarjen dhe më pas ka nisur hetimi ku u indentifikua i shpalluri në kërkim. Policia ka nisur kontrollet në zonë për kapjen e tij ndërsa nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Njoftimi i plotë:

Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti, identifikohet nga Policia dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij. Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.

policia te shtena kerkim

Sondazh

Poll