Aktualitet

Shkaktuan konflikt në Kukës më 22 prill, vetëdorëzohen 3 personat

Mësohet se pas konsultimit me prokurorin tre personat e vetëdorëzuar janë A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç të cilët janë proceduar. 

24 Prill 2024, 16:37 Nga E. D
Shkaktuan konflikt në Kukës më 22 prill, vetëdorëzohen
foto ilustruese

KUKËS- Tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më 22 prill në Kukës janë vetëdorëzuar ditën e sotme. Mësohet se pas konsultimit me prokurorin tre personat e vetëdorëzuar janë A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç të cilët janë proceduar. Gjithashtu materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

Njoftimi i Policisë Kukës:

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet procedurale dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur në rrugë, më datë 22.04.2024, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë konflikt. Si rezultat i kontrolleve të Policisë, vetëdorëzohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Pas konfliktit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast. Ndërkaq, Policia po punon për kapjen e shtetasit të fundit të kërkuar për këtë rast, Q. M., 29 vjeç. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.

policia e kukësit

Sondazh

Poll