24 Prill 2024, 13:13
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në 10 kompani vetëm katër prej tyre i japin vëmendje të konsiderueshme inovacionit. Të dhënat e Këshillit të Investimeve tregojnë se fokusi në këtë drejtim i biznesit në Shqipëri ka ardhur në ngadalësim në raport me periudhën e fillimit të post-pandemisë.
“Më shumë se 4 në 10 kompani i japin vëmendje të konsiderueshme inovacionit në kompaninë e tyre; Ndërsa 1 në 5 kompani nuk i kushton fare vëmendje.
Të dhënat janë në përkeqësim krahasuar me vitin 2021” thuhet në vrojtimin e fundit të KI për sfidat e sektorit privat, informaliteti, produktiviteti dhe inovacioni. Gjetjet konfirmojnë se në vitin 2021 të paktën 78 për qind e kompanive raportuan se i kushtonin rëndësi të konsiderueshmen inovacionit në raport me 45 për qind në vitin 2024.
Mesatarisht vëmendje i kushtohet nga 34 për qind në vitin 2024 në raport me 24 për qind. Nuk i kushtohet fare vëmendje janë përgjigjur 21 për qind e bizneseve në vitin 2024 në raport me 4 për qind në 2021. Në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të kufizimeve që solli pandemia vëmendja për inovacionin dhe teknologjinë pësoi një rritje të dukshme duke synuar lehtësim të proceseve të punës në kushtet e kufizimeve.
Një tjetër pikë në anketën e KI është ajo për Kërkimin dhe Zhvillimin. Nga përgjigjet e bizneseve ka rezultuar se “Në përgjithësi fondet në lidhje me K&ZH alokohen sipas rastit specifik dhe vetëm 6% deklarojnë se kanë fond të dedikuar për K&ZH—treguese në përkeqësim krahasuar me vitin 2021”
Lidhur me trajnimin e punonjësve raportohet se kompanitë i trajnojnë vetëm sipas rastit dhe nuk kanë fonde të dedikuara për trajnim. Për vitin 2024 60 për qind e bizneseve janë përgjigjur se nuk kanë fond të dedikuar për këtë por veprojnë sipas rasteve kurse në vitin 2021 vetëm 7 për qind e bizneseve janë përgjigjur kështu.
Me përgjigjen “po” për fonde të dedikuara janë përgjigjur 16 për qind e bizneseve në vitin 2024 kurse në vitin 2021 kjo përgjigje ishte marrë nga 38 për qind e bizneseve.
Marrë nga Monitor
këshilli i investimeve post-pandemi kom inovacion
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:44
N.F
Shqiptari i arrestuar
ANGLI- Një trafikant shqiptar i cili përdorte WhatsApp-in për të organizuar 31 kalime me varka të vogla...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:36
r.ll
muhamet rrumbullaku, ervin muça
TIRANË- Komisioni Hetimor i ngritur për ndërhyrjet në sistemin TIMS i ka nisur drejtorit të...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:36
N.F
Policia
ELBASAN- Kryeinspektori dhe inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë shpallur në kërkim ...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:19
r.ll
alfred elezi
LEZHË-Prokuroria raportohet se ka marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme për rreth dy orë drejtorin e Policisë...
Aktualitet
24 Prill 2024, 12:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar profesionistëve të lirë që të paguajnë...
Aktualitet
24 Prill 2024, 11:34
N.F
Droga
ANGLI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar është vënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në P...
Aktualitet
24 Prill 2024, 11:22
r.ll
leonard farruku
BRITANI- Vdekja e të riut shqiptar, Leonard Farruku, në qendrat e emigrantëve në Britani vijon ende prej muajsh në...
Aktualitet
24 Prill 2024, 11:12
r.ll
burgu i fierit
FIER- Në burgun e Fierit, nga 600 të dënuar dhe 160 të paraburgosur, rreth 80 të dënuar do të pë...
Aktualitet
24 Prill 2024, 10:43
N.F
Foto ilustruese
ITALI-Autoritet italiane kanë shkatërruar në muajin mars të këtij viti një bandë që transportonte d...
Aktualitet
24 Prill 2024, 10:27
r.ll
burgu i drenoves
KORÇË- Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, përfitojnë edhe të burgosurit e burgut të Dren...