Aktualitet

EMRI/ Plagosi një person me pasojë vdekjen në 2011, vetëdorëzohet dhe arrestohet 39-vjeçari në Kapshticë

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në vitin 2011 ku Demiri për motive të dobëta ka plagosur një 78-vjeçar duke e lënë të vdekur.

24 Prill 2024, 16:41 Nga S.B
EMRI/ Plagosi një person me pasojë vdekjen në 2011,
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet pasi u vetëdorëzua, 39-vjeçari i shpallur në kërkim Edison Demiri në Kapshticë. Mësohet se Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vite burg Demirin për veprën penale plagosja e rëndë me dashje me pasojë vdekjen kryer në bashkëpunim.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në vitin 2011 ku Demiri për motive të dobëta ka plagosur një 78-vjeçar duke e lënë të vdekur. Me rastin do të merret Prokuroria Korçë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ekzekutoi vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Edison Demiri, 39 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, i cili u vetëdorëzua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen", kryer në bashkëpunim.

Më datë 25.07.2011, në fshatin Pojan, Maliq, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

kapshtice plagosje

Sondazh

Poll