Aktualitet

Masakra e Lushnjes, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

Në vitin 2017 Haxhiu, i njohur ndryshe si rivali i ish-kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.

24 Prill 2024, 15:34 Nga I.A
Masakra e Lushnjes, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm
Laert Haxhiu

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të dënuar autorin e masakrës së Lushnjes Laert Haxhiun me burg të përjetshëm. Në vitin 2017 Haxhiu, i njohur ndryshe si rivali i ish-kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Ndërkohë që nga atentati mbetën të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Por shënjestra e atentatit ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Laert Haxhiu u arrestua vitin e kaluar në Janinë të Greqisë. Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, duke rrezuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës se Parë, që kishte refuzuar ekstradimin e Haxhiut. Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

laert haxhiu masakra e lushnjes

Sondazh

Poll