Aktualitet

Përdorte "Whatsapp-in" për të organizuar trafikimin e emigrantëve, dënohet me 9 vite burg shqiptari në Angli, dalin pamje nga momenti i arrestimit (EMRI)

Ndërkohë sot Cunaj u dënua me nëntë vjet burg. 41-vjeçari ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh, që kontrabanduan rreth 10 mijë emigrantë në Britaninë e Madhe. "Daily Mail" ka shfaqur pamjet e arrestimit të kontrabandistit ku shihen oficerë me rroba civile që i afrohen Cunajt në anë të rrugës gjatë natës.

24 Prill 2024, 12:44 Nga N.F
Përdorte "Whatsapp-in" për të organizuar trafikimin e
Shqiptari i arrestuar

ANGLI- Një trafikant shqiptar i cili përdorte WhatsApp-in për të organizuar 31 kalime me varka të vogla për emigrantët është vënë në pranga. Sipas raportimeve të mediave të huaja shqëiptari, Mustaf Cunaj kontrabandonte njerëz me gomone emigrantë përfshirë edhe fëmijë të vegjël.

Ndërkohë sot Cunaj u dënua me nëntë vjet burg. 41-vjeçari ishte pjesë e një rrjeti trafikantësh, që kontrabanduan rreth 10 mijë emigrantë në Britaninë e Madhe. "Daily Mail" ka shfaqur pamjet e arrestimit të kontrabandistit ku shihen oficerë me rroba civile që i afrohen Cunajt në anë të rrugës gjatë natës.

 Dy oficerët e marrin më pas Cunajn përgjatë trotuarit, secili duke mbajtur një nga krahët e tij, përpara se ta fusin në një automjet të zi që po pret rrugës.

Pas arrestimit, trafikantit i është gjetur telefoni. Videot e ruajtura në pajisje përfshinin një varkë që lëshohej nga një plazh dhe një tjetër me emigrantë të veshur me jelek shpëtimi në një varkë në det.  Një numër imazhesh që ndanin vendndodhjet e hartave në Calais dhe Dunkirk u zbuluan gjithashtu në telefonin e tij, ku njëra tregon vendndodhjet e dy përdoruesve në Kanalin dhe Detin e Veriut.

Cunaj, i cili përdorte pseudonimin 'John Brown' në bisedat në ëhatsApp me migrantët dhe kontrabandistët, i rregulloi kalimet gjatë një periudhe pesë javore midis korrikut dhe gushtit 2022. Në një bisedë me një tjetër kontrabandist, ai organizoi një kalim për një grua dhe dy fëmijë, pesë dhe nëntë vjeç, me një çmim prej 7,500 £ secili.

Në një mesazh tjetër, Cunaj foli për blerjen e varkave me fryrje nga 4,000 deri në 4,500 funte për varkë. Ai gjithashtu pyeti për jelekët e shpëtimit, duke i thënë kontaktit të tij, 'Unë kam pesë veta, ata nuk dinë [të veshin jelek shpëtimi] pasi janë fëmijë të vegjël'. Cunaj u arrestua për herë të parë në tetor 2022 dhe u lirua nën hetim përpara se të arrestohej sërish në shtator 2023 dhe të akuzohej për vepra kontrabande me njerëz.

Trafikanti fillimisht mohoi përfshirjen në krimin e imigracionit, duke deklaruar se i vinte anëtarët e familjes në kontakt me të tjerët vetëm nëse ata ishin të interesuar të vinin në MB. Ai më vonë pranoi komplot për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm në Kingston Croën Court dhe u burgos për nëntë vjet.

angli trafikante emigrante shqiptar

Sondazh

Poll