Aktualitet

Fshehën aksidentin e djalit të Tom Doshit/ Prokuroria merr në pyetje drejtorin e policisë së Lezhës, dyshohet se ai telefonoi shefin e qarkullimit

Dyshohet ai ka ndërhyrë përmes një telefonate te shefi i qarkullimit Ismet Sula, për të favorizuar djalin e Doshit, por kjo pritet të vërtetohet ose të hidhet poshtë edhe pas ekzaminimeve të tabulateve telefonike.

24 Prill 2024, 12:19 Nga r.ll
Fshehën aksidentin e djalit të Tom Doshit/ Prokuroria merr në
alfred elezi

LEZHË-Prokuroria raportohet se ka marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme për rreth dy orë drejtorin e Policisë Vendore të Lezhës, Alfred Elezi, lidhur me aksidentin e djalit të ish-deputetit Tom Doshi.

Sipas burimeve, Elezi, ka dhënë shpjegime për rolin e tij në këtë rast, përballë prokurorit Sabri Kastrati dhe 2 oficerëve të policisë gjyqësore. Dyshohet ai ka ndërhyrë përmes një telefonate te shefi i qarkullimit Ismet Sula, për të favorizuar djalin e Doshit, por kjo pritet të vërtetohet ose të hidhet poshtë edhe pas ekzaminimeve të tabulateve telefonike.

Në aksidentin e ndodhur James Doshi, ka përplasur një makinë ku lëviznin një çift bashkëshortësh. Nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor, por është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të largohet nga vendi i aksidentit. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për "shpërdorim detyre".

Pas nisjes së hetimeve është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, ndërsa prokuroria po heton edhe drejtuesit e Policisë së Lezhës për të parë se nga kush është dhënë urdhri për të mos kryer veprimet ndaj Doshit. Në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardh tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të policisë për të zbardhur rolin dhe veprimet e tyre për këtë çështje, e më pas do të vendoset nëse çështja do t'i kalojë për kompetencë SPAK, apo do të mbetet në Lezhë.

 

 

alfred elezi james doshi

Sondazh

Poll