24 Prill 2024, 14:00
Nga r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për gazetarët pas përfundimit të seancës në ngarkim të tij për çështjen "Gërdeci".
Mediu kërkoi që të bëhet aktekspertim dhe të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ai tha se ekspertë ushtarakë që mund ta bëjnë këtë, shqiptarë ose të huaj, këtë sipas tij e vendos gjykata.
"Kam kërkuar që të vlerësohet pjesa ligjore formale sa i përket aktit që është kryer. Pastaj edhe në brendësi të aktit për të caktuar shkakun se çfarë ka ndodhur. Mendoj se kjo do të ishte në interesin e medias dhe të opinionit publik. A është historia e asaj karrocës së dorës që u saldua, e cila ka hyrë 30 min para në objekt sipas rojës, në një kohë kur vetë ekspertë amerikanë thonë se pas dy minutash nuk ka asnjë lloj nxehtësie për djegur barutin. Për më tepër që djali i të ndjerit Deliu në këtë proces gjyqësor ka deklaruar se i ati nuk ka salduar atë ditë etj. Nuk mundet që një të vërtetë ta ndërtojmë mbi hipoteza. Akt-ekspertimi tregon qartësisht se çfarë ka ndodhur. Të bëhet aktekspertim për hamendësimet e bëra. Duhet të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ka ekspertë ushtarakë, si të dojë gjykatë shqiptarë ose të huaj. Nëse na kërkojnë mendim, do të sjellim emra të ekspertëve”, tha Fatmir Mediu.
Gjithashtu raportohet se SHBA ka sjellë letërporosi, sipas së cilës kërkohet pyetje e 5 shtetasve amerikanë. Lidhur me këtë, Mediu tha se parapëlqen marrjen me pyetje në një diskutim interaktiv.
“Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha ai.
Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 2 maj në orën 10:00. Mediu është nën hetim për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ndërsa ish-ministri akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.
fatmir mediu ceshtja gerdeci
Politike
24 Prill 2024, 13:45
r.lll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat tha se ndryshimet antikushtetuese n&...
Politike
24 Prill 2024, 13:49
N.F
Ulsi Manja
TIRANË- Ditën e sotme nis zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Rreth 1100 të dënuar përfitojnë ng...
Politike
24 Prill 2024, 13:34
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, n...
Politike
24 Prill 2024, 13:22
r.ll
fran frrokaj
SHKODËR- Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është liruar nga burgu i Reçit, pasi përftoi nga zbat...
Politike
24 Prill 2024, 13:11
Antonio Fraschilla, La Repubblica
edi rama, giorgia meloni
ITALI- Një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj drejtorit të RAI-t, P...
Politike
24 Prill 2024, 12:58
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur nga Gjykata Kushtetuese Lulzim ...
Politike
24 Prill 2024, 12:49
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për h...
Politike
24 Prill 2024, 12:10
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët, gjatë nj&eum...
Politike
24 Prill 2024, 12:12
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka dalë kundër lëvizjes së kreut të grupit parlam...
Politike
24 Prill 2024, 12:02
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha në një konferencë të zhvilluar me gazeta...