Art&Argëtim

FOTO/ Rikthehet Celine Dion, flet për sëmundjen e saj: Jeta nuk ju jep përgjigje thjesht jetoje...

Këngëtarja 55-vjeçare ka mahnitur në një fotosesion zbulues për revistën, duke pozuar topless me një këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra.

23 Prill 2024, 12:21 Nga S.B
FOTO/ Rikthehet Celine Dion, flet për sëmundjen e saj: Jeta nuk ju jep
Celine Dion

SHBA- Këngëtarja ikonë Celine Dion foli për betejën e saj me sindromën e njeriut të ngurtë, në një intervistë të rrallë me French Vogue të hënën teksa bëri rikthimin e saj të madh në showbiz. Këngëtarja 55-vjeçare ka mahnitur në një fotosesion zbulues për revistën, duke pozuar topless me një këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra.

Ylli i popit, e cila zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e rrallë neurologjike në një video emocionuese në vitin 2022, tregoi se si e trajton sindromën në baza ditore, duke pranuar se mësohet të jetojë me të.

E pyetur se si ndihej, Dion u përgjigj: Jam mirë, por ka akoma shumë punë.

Për mënyrën se si e menaxhon gjendjen e saj, ajo shpjegoi: Pesë ditë në javë bëj sport, terapi fizike dhe zëri. Tani duhet të mësoj të jetoj me të dhe të mos dyshoj më veten. Në fillim pyesja veten: "Pse unë? Si ndodhi kjo? Çfarë bëra? A është faji im?". Jeta nuk ju jep përgjigje. Thjesht duhet ta jetosh!

Ylli për herë të fundit bëri një paraqitje surprizë në skenë në ndarjen e çmimeve Grammy në shkurt, kur ajo i dha Taylor Swift çmimin për albumin e vitit, pas disa vitesh jashtë vëmendjes. Ishte dalja e parë publike e Dion pas disa muajsh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue France (@voguefrance)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue France (@voguefrance)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue France (@voguefrance)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue France (@voguefrance)

celine dion vogue shba

Sondazh

Poll