Art&Argëtim

U dhunua nga bashkëshorti, këngëtarja Maya Aliçkaj pajiset me urdhër mbrojtje

Konfliktet ndërmjet tyre kanë qenë të shpeshta, ndërsa kanë reklamuar shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës në disa dalje televizive.

22 Prill 2024, 16:44 Nga S.B
U dhunua nga bashkëshorti, këngëtarja Maya Aliçkaj pajiset
Maya Aliçkaj

TIRANË- Këngëtarja Maya Aliçkaj, e njohur me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch, ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës kundër bashkëshortit të saj, Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), për shkak të dhunës në familje. Konfliktet ndërmjet tyre kanë qenë të shpeshta, ndërsa kanë reklamuar shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës në disa dalje televizive.

Bashkëshorti i saj është urdhëruar që të mbajë distancë prej 200 metrash nga ajo, duke përfshirë edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit, dhe të marrë pjesë në programe rehabilitimi kundër dhunës në familje.

 

U dhunua nga bashkëshorti, këngëtarja Maya Aliçkaj pajiset
Urdhri i mbrojtjes

 

Ndërkohë, mund të ketë konflikte edhe për pasurinë e tyre duke përfshirë dy vila në zonën e Rolling Hills. Maya ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshortin për ndërtimin dhe arredimin e vilës së tyre, në një intervistë të dhënë më herët për mediat.

Maja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, i cili erdhi në jetë pas shumë vitesh lidhjeje.

maya alickja maja alickaj showbizi shqiptar

Sondazh

Poll