Art&Argëtim

"I kam borxh jetën dhe karrierën time"/ Tom Holland flet pa doreza, për kë e ka fjalën ai?

Së fundi, ai përmendi se ai dhe ekipi kreativ do t'i qasen vazhdimit të "Spider-Man: No Way Home", me një histori të re.

23 Prill 2024, 12:00 Nga S.B
"I kam borxh jetën dhe karrierën time"/ Tom Holland flet pa
Tom Holland

SHBA- Aktori i njohur Tom Holland ka folur për rolin e tij si “Spider-Man”, ndërsa ka shpjeguar se si e ka ndihmuar në karrierën e tij. Aktori ishte në festivalin e tretë vjetor ndërkombëtar të filmit Sands, i cili u hap me shfaqjen e ‘Last Call’, projekti i shkurtër në të cilin ai luan së bashku me Lindsey Duncan.

“Përgjigja është se unë gjithmonë do të doja të bëja filma “Spider-Man”, tha ylli për Deadline. “Unë ia kam borxh jetën dhe karrierën time “Spider-Man”. Kështu që përgjigja është 'po, gjithmonë do të dëshiroj të bëj më shumë filma.”

Së fundi, ai përmendi se ai dhe ekipi kreativ do t'i qasen vazhdimit të "Spider-Man: No Way Home", me një histori të re.

tom holland shba spider man

Sondazh

Poll