Art&Argëtim

Travis Kelce e konfirmon, kënga e Taylor Swift 'So High School' është shkruar për të

Kënga e saj përfshin tekste dashurie brenda, ku publiku e kupton menjëherë se bëhet fjalë për partnerin e ri të këngëtares.

22 Prill 2024, 18:27 Nga S.B
Travis Kelce e konfirmon, kënga e Taylor Swift 'So High School'
Travis dhe Taylor

SHBA- Lojtari i NFL-së Travis Kelce ka konfirmuar se kënga 'So High School', nga albumi i ri i Taylor Swift 'The Tortured Poets Department' është shkruar për të. Kënga e saj përfshin tekste dashurie brenda, ku publiku e kupton menjëherë se bëhet fjalë për partnerin e ri të këngëtares.

Megjithatë, kishte nga ata që menduan se mund të ishte një këngë e vjetër që mund të ishte një mesazh për një ish të sajin.

“Ndjehem sikur po qesh në mes të praktikës, sikur po bën sërish babin”, thotë ajo në një nga vargjet, me fansat e saj që e kuptuan menjëherë se gjithçka ka të bëjë me Travis Kelce që imiton babanë e tij, Edin në podcasting e titulluar "New Heights".

Atleti me një postim në X ka konfirmuar se kënga flet për të. Në veçanti, ai ka publikuar një klip me të dhe babain e tij, ku shkruan: Këto përshtypje për Papa Kelcen janë shumë të mira.

taylor swift travis kelce

Sondazh

Poll