Art&Argëtim

“Ndalu dhe kërko falje!”, babai i Rita Orës duartrokit fjalimin e Osmanit në OKB

Përmes emojit baba i këngëtares shprehu reagimin e tij për fjalimin e Osmanit të cilën e shoqëroi me duartrokitje dhe një zemër të kuqe.

23 Prill 2024, 10:09 Nga N.F
“Ndalu dhe kërko falje!”, babai i Rita Orës duartrokit
Foto ilustruese

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur të hënën në Këshillit të Sigurimit të OKB-së me homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiç për krimet e regjistruara gjatë luftës në vend.

Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani përmendi në Këshill të Sigurimit. Gjatë këtij takimi ishte edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale. Ajo gjithashtu, i kërkoi Vuçiçit që të ndalej për një moment dhe t’i kërkojë falje viktimave të regjimit të Milloshoveçit.

Ndërkohë në lidhje më ketë thirrje të Osmanit ka reaguar edhe babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale fjalën e presidentes. Sahatçiu duartrokiti fjalën e presidentes Osmani për ballafaqimin e saj me Vuçiç. Përmes emojit baba i këngëtares shprehu reagimin e tij për fjalimin e Osmanit të cilën e shoqëroi me duartrokitje dhe një zemër të kuqe.

 

“Ndalu dhe kërko falje!”, babai i Rita Orës duartrokit

 

osmani rita ora vucic kosova

Sondazh

Poll