Art&Argëtim

Nga krevati i spitalit tek fotot provokuese, çfarë po ndodh me Kate Beckinsale?

Në mbishkrimin e postimit, ndër të tjera, ajo hodhi thumba kundër gazetës Daily Mail dhe publikimeve që shkruajtën ata për të.

23 Prill 2024, 12:10 Nga S.B
Nga krevati i spitalit tek fotot provokuese, çfarë po ndodh me Kate
Kate

LONDËR- Aktorja Kate Beckinsale, pak ditë pasi doli nga spitali, ka bërë një postim të ri në llogarinë personale në Instagram. Aktorja e njohur është shtruar në spital për rreth një muaj, por nuk ka treguar se cili ishte problemi shëndetësor.

Beckinsale postoi një foto të saj duke pozuar me të brendshme të zeza dhe taka të larta ndërsa ishte ulur në një karrige. Në mbishkrimin e postimit, ndër të tjera, ajo hodhi thumba kundër gazetës Daily Mail dhe publikimeve që shkruajtën ata për të.

Konkretisht, ajo shkroi: Tani që kam vëmendjen tuaj. Ju lutem, a mund t'i uroni të gjithëve @stu_clarke_ ditëlindjen e 40-të. Nuk e keni idenë se çfarë po kalojnë njerëzit. Mirësia ndihmon. Daily unë do ta vlerësoja shumë nëse nuk do ta ribotonit këtë postim pasi qëllimi i tij nuk është i turpshëm ose për të shkuar diku tjetër. Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj. Gëzuar ditëlindjen Stu. Unë premtoj se do të bëhem më mirë.

Shumë fansa të saj arritën në përfundimin se aktorja e njohur donte në këtë mënyrë të tregonte se kishte një problem në bark, por ajo e kapërceu dhe shpëtoi. Në mbishkrimin e postimit, ajo ka vendosur një emoji që simbolizon forcën dhe një zemër të bardhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kate Beckinsale (@katebeckinsale)

kate beckinsale

Sondazh

Poll