Art&Argëtim

Microsoft demostron aftësitë e Inteligjencës Artificiale, bën që Mona Lisa të "këndojë" rap (VIDEO)

Për momentin, Microsoft thotë se nuk ka plane të menjëhershme për të lëshuar VASA-1 për publikun.

23 Prill 2024, 09:44 Nga r.ll
Microsoft demostron aftësitë e Inteligjencës Artificiale,
mona lisa

SHBA- Piktura e famshme e Leonardo da Vinçit "Mona Lisa" u zgjodh nga Microsoft për të demonstruar aftësitë e mjetit të ri të inteligjencës artificiale, VASA-1. Sipas studiuesve të Microsoft-it , mjeti i ri mund të marrë një imazh të një personi dhe tingullin e një personi tjetër për të krijuar një video të gjallë të figurës së palëvizshme duke folur.

Sidomos për videon e Mona Lisë-s, studiuesit përdorën mënyrën komike në të cilën Anne Hathaway performoi këngën "Paparazzi". Për momentin, Microsoft thotë se nuk ka plane të menjëhershme për të lëshuar VASA-1 për publikun.

Siç shpjeguan studiuesit e kompanisë, ky mjet është krijuar për të njohur lëvizjet e kokës, duke përfshirë, ndër të tjera, lëvizjen e buzëve, shprehjet, shikimin e syve, vezullimin e syve.

mona lisa microsoft

Sondazh

Poll