Politike

Mazhoranca bojkoi 4 mbledhjet e mëparshme, mbahet sot seanca e radhës Komisionit për Shëndetësinë

Ndërkohë sot opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

23 Prill 2024, 08:13 Nga r.ll
Mazhoranca bojkoi 4 mbledhjet e mëparshme, mbahet sot seanca e radhës
pamje nga komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në orën 13:00 pritet të mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Mbledhja e sotme vjen pas 4 seancave të bojkotuara nga mazhoranca. Ndërkohë sot opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Teksa PS do të kthehet në tryezën e punës, ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit. Partia Socialiste do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Struktura organizative e Planit Hetimor të PS ka 7 hapa. Plani i dakordësuar i hetimit, që do të ketë të integruara propozimet e bëra më herët nga opozita dhe dokumentin e PS, pritet të miratohet sot. 

komisioni per shendetesine

Sondazh

Poll