Politike

Berisha: Rama ia ka besuar lidhjet me krimin Engjëll Agaçit, këtij mafiozi të zhytur në vjedhje dhe abuzime

Berisha u shpreh se kjo nuk ndodh sepse kjo qeveri ka blerë mediat, ka blerë bandat, ka blerë me miliona e miliona, me korrupsion transnacional.

22 Prill 2024, 20:50 Nga E. D
Berisha: Rama ia ka besuar lidhjet me krimin Engjëll Agaçit,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme u shpreh se Edi Rama ia ka besuar lidhjet me krimin Engjëll Agaçit, këtij mafiozi të zhytur në vjedhje dhe abuzime. Më tej Berisha u shpreh se kjo nuk ndodh sepse kjo qeveri ka blerë mediat, ka blerë bandat, ka blerë me miliona e miliona, me korrupsion transnacional.

"Dokumentari fakton se aktet ligjore, nënligjore të vendit, vendimet e qeverisë, lidhjet me krimin, në të dy anët e Adriatikut, Edi Rama ia ka besuar Engjëll Agaçit, këtij mafiozi të shpëlarë, të zhytur në krime, vjedhje dhe abuzime. Dokumentari fakton se si vetingu u përdor për gjueti shtrigash. Se si u nxorën nga sistemi të gjithë ata burra dhe gra që guxuan të lëshojnë fletë arresti, të arrestojnë serial killerët, të arrestojnë bosët e bandave që ishin miq të qeveritarëve të sotëm. Të gjitha këto në një dokumentar mjaftojnë për të rrëzuar tre herë një qeveri. Por kjo nuk ndodh sepse kjo qeveri ka blerë mediat, ka blerë bandat, ka blerë me miliona e miliona, me korrupsion transnacional, McGonigal dhe kompani. Ç’mbetet atëherë miqtë e mi? Mbetet të marrim fatin në dorë një minutë e më parë. T’i dalim fatit tonë për zot," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll