Politike

Meta: Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë

Gjithashtu Meta shtoi se janë po këta persona sot që marin 20 ose 30 like në postimet e tyre në rrjetet sociale, ku sipas tij duhet të ndërvepronin me mijërja qytetarë.  

22 Prill 2024, 19:38 Nga E. D
Meta: Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë
Ilir Meta

DURRËS- Kreu i Partiasë së Lirisë Ilir Meta në një takim me delegatë të forcës së tij politike në qytetin e Durrësit tha se ka dëgjuar se  që 'Ili Meta është bërë diktator", nga persona që ai vetë i ka promovuar. Gjithashtu Meta shtoi se janë po këta persona sot që marin 20 ose 30 like në postimet e tyre në rrjetet sociale, ku sipas tij duhet të ndërvepronin me mijërja qytetarë. Më tej meta shtoi "kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë". 

"Kam dëgjuar që Ilir Meta është bërë diktator kohët e fundit. Këtë e kam dëgjuar nga njerëz që kanë patur mbështetjen time për t’u promovuar, por për fat të keq kur ata bëjnë ndonjë postim nuk kanë as 20 like, kur secili duhet të kishte 3-4 mijë qytetarë që të komunikojnë sic komunikon Ilir Meta që i jep numrin edhe Çimit të Rrogozhinës. President do ma japësh numrin tha, ta jep Presidenti ty.

Unë kam parë arrogancë në pushtet, por arrogancë nga opozita, vetëm këto vite e kam parë. Mesa duket disa persona në opozitë ndihen komodë aty dhe duke bërë ndonjë flirt me bashkinë këtu e atje, me qeverinë e drejtorë dhe duke bërë dopio lojëra. Ne kemi nevojë për njerëz me karakter”, u shpreh Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2024, 10:03 r.ll

Ish-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i kreut të PL-së, Ralf Gjoni është paraqitur ditën e sotme rret...