Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, rrëzohen kërkesat e Opozitës, Alimehmeti: Mazhoranca refuzon të bëhet transparencë mbi fondet publike

Gjatë ditës së sotme kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Ilir Alimehmeti tha se kjo është fshehje pas gishtit, ndërkohë që janë drejtorë të arrestuar për grabitjen e fondeve publike.

22 Prill 2024, 19:37 Nga I.A
 
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, rrëzohen
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Kërkesat e paraqitura nga opozita për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës janë rrëzuar. Gjatë ditës së sotme kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Ilir Alimehmeti tha se kjo është fshehje pas gishtit, ndërkohë që janë drejtorë të arrestuar për grabitjen e fondeve publike.

“Kundra korrupsionit qëndrojmë të gjithë bashkë, i paraqitëm kërkesën me gjithë firmat, janë 21 këshilltarë që kanë firmosur, por Këshilli Bashkiak nuk e sheh si urgjencë, edhe pse janë vjedhur miliona euro, edhe pse kemi drejtorë të arrestuar. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë një seancë të posaçme, ndërsa mazhoranca refuzon të bëhet transparencë mbi fondet publike”, tha Alimehmeti.

Po ashtu Alimehmeti tha se kemi kërkuar një audit të jashtëm për financat

“Fakti që e refuzojnë auditin e jashtëm, ata kanë frikë”, tha Alimehmeti.

Ndërsa këshilltari Endrit Brahimllari tha se korrupsioni ka kapur këtë institucion që nga themelet.

“Janë 9 zyrtarë të tij të arrestuar, Erion Veliaj është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse do të kishim një SPAK të pavarur, çështja e inceneratorit të Tiranës do të ishte zbardhur tani dhe përgjegjësit do të kishin dalë para drejtësisë. Gjithashtu dosja ‘5D’, kemi të bëjmë me dy çështje që kanë tjetërsuar votat në Tiranë”, tha Brahimllari.

ilir alimehmeti endrit brahimllari

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2024, 10:03 r.ll

Ish-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i kreut të PL-së, Ralf Gjoni është paraqitur ditën e sotme rret...