Politike

Gazetari italian: Kam dokumente për përfshirjen e Olsi Ramës me kartelet e drogës! Emrin ma dhanë magjistratët italianë

 Mottola thotë se emrin e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë.

22 Prill 2024, 20:46 Nga I.A

Gazetari italian: Kam dokumente për përfshirjen e Olsi Ramës me

TIRANË- Gazetari italian i RAI3, rrjetit publik italian, Giorgio Mottola u shpreh i tronditur se si lidhjet e krimit kanë arritur në nivele kaq të larta në qeverinë e Edi Ramës. Në intervistën në SYRI TV, Mottola thotë se emrin e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës, si njeri i lidhur me kartelet e drogës, ia kanë dhënë magjistratët italianë. Gazetari Mottola tha se ka dokumente për këtë gjë.

“Nga dokumentet gjyqësore, nuk është se i gjeta unë, por janë magjistratë që i kanë gjetur emrat. Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit. Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës. Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama. Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik. Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime,” tha Giorgio Mottola.

giorgio mottola

Sondazh

Poll