Politike

Gazetari italian: Agaçi është figura kryesore e paktit Rama-Meloni! Fuqia dhe pushteti i tij janë të jashtëzakonshme

Mottola theksoi se gadishmëria që qeveria Rama pati për të pritur 36 mijë emigrantë e nxiti atë për investigimin. 

22 Prill 2024, 20:39 Nga I.A
Gazetari italian: Agaçi është figura kryesore e paktit
Giorgio Mottola

TIRANË- Gazetari italian, Giorgio Mottola ka zbuluar se si u arrit te investigimi që ka bërë bujë masive mes Italisë dhe Shqipërisë. I ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, Mottola theksoi se gadishmëria që qeveria Rama pati për të pritur 36 mijë emigrantë e nxiti atë për investigimin. 

“Filloi sigurisht nga protokolli Shqipëri-Itali që na gjeti të befasuar të gjithë në Itali sepse na vuri para faktit të kryer. Papritur zbuluam se Shqipëria dhe Italia kishin nënshkruar një marrëveshje që do të devijonte një pjesë të emigrantëve drejt vendit tuaj. Dhe është një marrëveshje kjo që jo vetëm ka një vlerë për Italinë, por edhe në nivel evropian sepse sikurse e deklaroi PPE gjatë kongresit të fundit, ky model shqiptar, pra modeli i zhvendosjes së emigrantëve në vende të treta, mund të përdoret edhe nga vendet e tjera. Pra jemi përpara një kthese epokale.

Sigurisht kur bëhet një marrëveshje përpiqemi të kuptojmë se cilët janë palët. Nëse nga pala italiane, interesi ishte i qartë, që të prezantoheshin me zgjidhjen e çështjes së emigrimit përpara zgjedhjeve evropiane, pra nëse ishte e kuptueshme nga pala italiane interesi, që në fillim ishte shumë e ndërlikuar për të kuptuar se cili do ishte avantazhi për qeverinë shqiptare. Pra për një vend të bukur, por me shumë probleme. Kjo gatishmëri për të pritur një numër të konsiderueshëm, prej të paktën 36 mijë emigrantësh, na nxisin për të nisur investigimin për të kuptuar se cili është interesi i qeverisë Rama,” tha ai.

Gazetari italian theksoi se Engjëll Agaçi ka një rol kryesor në këtë marrëveshje, por edhe ka një fuqi të jashtëzakonshme në qeverinë e Ramës.

“Do të thosha që Agaçi ka absolutisht një rol qendror në të gjithë këtë ngjarje. Nuk e them unë këtë, e thotë një eksponent i rëndësishëm i qeverisë së Ramës, Taulant Balla. Që nga momenti që erdha në Shqipëri, e kuptova se përtej Edi Ramës, kishte një figurë shumë qendrore, që është Engjëll Agaçi. Nisa të bëj investigime për të dhe aty u hap një botë e tërë. Sepse pastaj zbulova që fuqia dhe pushteti i Agaçit brenda qeverisë Rama ka një rol qendror, sidomos marrëdhëniet e tij me Italinë janë të rrënjosura,” tha gazetari.

engjëll agaçi giorgio mottola

Sondazh

Poll