Politike

DASH kërkoi gjithëpërfshirje/ Komisioni i dezinformimit, PS propozon emrat e saj për anëtarët

Nga emrat shihet se ky komision do të drejtohet nga Erion Braçe.

22 Prill 2024, 15:26 Nga I.A
DASH kërkoi gjithëpërfshirje/ Komisioni i dezinformimit, PS
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar emrat për Komisionin e Dezinformimit që do të ngrejë. Nga emrat shihet se ky komision do të drejtohet nga Erion Braçe. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të komisionit do të jenë Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake, Etilda Gjonaj.

Anëtarët:

Erion Braçe (kryetar komisioni)
Bledi Çuçi
Mimi Kodheli
Pandeli Majko
Enslemvera Zake
Etilda Gjonaj

Më 11 prill, në Kuvend u miratua me 73 vota pro dhe 7 kundër, ngritja e komisionit për dezinformimin. Një pjesë e madhe e opozitës nuk mori pjesë në votim. Ndërkohë që DASH ka kërkuar gjithpërfshirje nga të gjithë aktorët për këtë komision. Ky komision i posaçëm do të angazhojë anëtarë nga 4 komisioneve të tjera parlamentare, Komisioni i Jashtëm, Ligjet, Siguria Kombëtare dhe Edukimit.

erion braçe komisioni per dezinformimin

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2024, 10:03 r.ll

Ish-deputeti Ralf Gjoni paraqitet në SPAK

foto ilustruese TIRANË- Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i kreut të PL-së, Ralf Gjoni është paraqitur ditën e sotme rret...