Sport

FA Cup/ Përsëri derbi i Manchesterit në finale: United mposht Coventry me penallti

Ndërsa Manchester United kryesonte 3-0 në fund, Coventry (D2) zgjohet dhe 3-3. Ata kualifikohen për në finale me penallti (4-2). Ata do të sfidojnë Manchester Cityn, më 25 maj në ‘Wembley’, ashtu si edhe në finalen e vitit 2023, të fituar nga skuadra e Guardiolës.

21 Prill 2024, 20:04 Nga DOSJA

FA Cup/ Përsëri derbi i Manchesterit në finale: United mposht

ANGLI - Do të jetë përsëri derbi i Mançesterit në finalen e FA Cup: United, në fakt, triumfoi në penallti kundër Coventry dhe arrin Cityn në aktin final në ‘Wembley’.

‘Djajtë e Kuq’ kalojnë duke fituar penalltinë pas barazimit 3-3 në kohën e rregullt: McTominay (23'), Maguire (46') dhe Bruno Fernandes (58’) shënojnë për skuadrën e Ten Hag, ndërkohë që Simms (71'), O.'Hare (79') dhe Wright (90’+5) vetëm barazojnë në 3-3.

Pas shtesave që nuk ndryshuan gjë, tek penalltitë ‘Djajtë e Kuq’ ishin më të saktë dhe fituan 4-2. Gjuajtja e Hojlund nga pika ishte vendimtare, të saktë ishin edhe Dalot, Eriksen, Fernandes, ndërkohë që Casemiro, i pari gaboi.

Me shumë emocione, por Manchester United arrin në finalen e FA Cup: do të ketë përballë, më 25 maj në ‘Wembley’, derbin me Cityn, i cili fitoi 2-1 vitin e kaluar, falë dopiedës së Gundogan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll