Bota

Kryetari i parlamentit rus: Kremlini duhet të sekuestrojë asetet perëndimore pas lëvizjes së SHBA-së

Volodin tha se nga 280 miliardë dollarë të aseteve ruse të ngrira jashtë vendit, vetëm 5 deri në 6 miliardë dollarë ishin në Shtetet e Bashkuara, ndërsa rreth 210 miliardë euro (224 miliardë dollarë) ishin në Bashkimin Evropian.

22 Prill 2024, 08:50 Nga M.B
Kryetari i parlamentit rus: Kremlini duhet të sekuestrojë asetet
Kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin

MOSKË- Një ligjvënës rus tha sot se Moska zyrtare tani ka arsye për të sekuestruar asetet perëndimore pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi legjislacionin që do të lejonte transferimin e mundshëm të aseteve ruse të sekuestruara në Ukrainë.

“Uashingtoni ka miratuar një ligj për konfiskimin e aseteve ruse në mënyrë që të provokojë BE-në të ndërmarrë të njëjtin hap, i cili do të jetë shkatërrues për ekonominë evropiane.Vendi ynë tani ka çdo arsye për të marrë vendime simetrike në lidhje me asetet e huaja", tha Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës dhe aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.

Volodin tha se nga 280 miliardë dollarë të aseteve ruse të ngrira jashtë vendit, vetëm 5 deri në 6 miliardë dollarë ishin në Shtetet e Bashkuara, ndërsa rreth 210 miliardë euro (224 miliardë dollarë) ishin në Bashkimin Evropian.

NBC tha se Dhoma miratoi "Aktin REPO", gjë që do të lejonte administratën e presidentit amerikan Joe Biden të konfiskonte pasuritë ruse në vlerë prej miliarda dollarësh të vendosura në bankat amerikane dhe t'i transferonte ato në Ukrainë për rindërtim.

rusia perendimi

Sondazh

Poll