22 Prill 2024, 08:37
Nga M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t’i kundërshtojë çfarëdo sanksionesh kundër ushtrisë së vendit të tij, pas raportimeve se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta ndërpresin ndihmën për njërën prej njësiteve të saj.
“Do të luftoj kundër tyre me gjithë forcën time”, tha Netanyahu të dielën.
Derisa zyrtarët amerikanë nuk e bënë të ditur emrin e njësitit që pritet të sanksionohet, liderët izraelitë dhe mediat lokale thanë se bëhet fjalë për Netzah Yehuda, një batalion e këmbësorisë i themeluar rreth 25 vjet më parë për t’i futur në ushtri burrat ultra-ortodoks. Shumë burra fetarë janë të liruar nga shërbimi i detyruar ushtarak në Izrael. Liderët izraelitë e kanë cilësuar si të “padrejtë” vendimin për sanksionet, posaçërisht në një kohë lufte, si dhe janë zotuar se do ta kundërshtojnë.
“Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione kundër një njësiti të IDF-së, do ta luftoj me të gjithë forcën time”, tha Netanyahu.
Netzah Yehuda, apo në shqip Judea Përgjithmonë, ka qenë gjithmonë e vendosur në Bregun e okupuar Perëndimor dhe disa pjesëtarët të tij kanë ndërlidhje me abuzimet kundër palestinezëve. Ky njësit është pjesë e vogël përbërëse e pranisë ushtarake të Izraelit në këtë territor.
Ky njësit u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara më 2022, pasi një i moshuar amerikano-palestinez u gjet i vdekur pak pasi ishte arrestuar në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor. SHBA-ja kishte bërë thirrje Izraelit në atë kohë për një hetim gjithëpërfshirës dhe përgjegjësi të plotë për rastin. Ushtria izraelite kishte shprehur keqardhje për vdekjen e tij dhe kishte thënë se komandanti i Netzah Yehuda do të qortohej për këtë. Ajo kishte vendosur të mos hapte procedura penale për këtë rast.
Uashingtoni, aleati kryesor i Izraelit, nuk i ka ndalur ndihmat për asnjë njësit të IDF-së më parë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se ka vendosur t’i shqyrtojë akuzat se disa njësite të ushtrisë izraelite i kanë shkelur kushtet për pranimin e ndihmës amerikane. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të tërhiqen nga qëllimi për ta sanksionuar Netzah Yehudan, duke thënë se bota është duke i vëzhguar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit më shumë se kurrë më parë.
“Çdo tentim për ta kritikuar tërë njësitin hedh dyshime të mëdha mbi veprimet e IDF-së”, tha Gallant në një komunikatë, duke shtuar se “kjo nuk është rruga e duhur për partnerët dhe miqtë”./ REL
lufta ne lindjen e mesme
Bota
22 Prill 2024, 08:21
M.B
Elon Musk
UKRAINA- Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur shqetësimin për mungesën e strategjisë së daljes nga lufta n&eum...
Bota
22 Prill 2024, 08:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Nisma për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës dështoi pasi ...
Bota
22 Prill 2024, 08:03
M.B
Vjosa Osmani
NEW YORK- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot vendin në Këshillin e Sigurimit të...
Bota
22 Prill 2024, 07:51
N.F
Terry Anderson
SHBA- Terry Anderson, korrespondenti i Associated Press, i cili u bë një nga pengjet më të gjatë të Ameri...
Bota
22 Prill 2024, 07:45
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se paketa e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dër...
Bota
22 Prill 2024, 07:36
N.F
Anija Kommuna
RUSI- Ushtria ukrainase njoftoi të dielën se ka goditur dhe dëmtuar një anije shpëtimi të marinës ruse, m&...
Bota
22 Prill 2024, 07:30
M.B
Mbështetësit e koalicionit të opozitës "Serbia kundër dhunës" (SPN) mblidhen para kishës së Shën Markos për ...
Bota
22 Prill 2024, 07:24
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
EKUADOR- Drejtori i burgut numër 4 në Manavi, Cosme Damian Parales Mercan është vrar&eum...
Bota
21 Prill 2024, 22:54
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se rezultatet e votimit për shkarkim ose jo të...
Bota
21 Prill 2024, 22:35
N.F
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se do të luftojë kundër vendosjes së sank...