Bota

“Ukraina nuk do të jetë Afganistani i dytë”, Zelensky pas miratimit të paketës me ndihmës amerikane: SHBA nuk po financon luftën

Pas muajsh bllokimi, demokratët dhe republikanët u bashkuan në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar paketën prej 60.8 miliardë dollarëve për të ndihmuar Ukrainën të shmang pushtimin rus.

22 Prill 2024, 07:45 Nga M.B
“Ukraina nuk do të jetë Afganistani i dytë”, Zelensky
Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se paketa e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dërgon një sinjal të fuqishëm se vendi i tij nuk do të jetë Afganistani i dytë. Pas muajsh bllokimi, demokratët dhe republikanët u bashkuan në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar paketën prej 60.8 miliardë dollarëve për të ndihmuar Ukrainën të shmang pushtimin rus.

“Kjo ndihmë do të forcojë Ukrainën dhe do t’i dërgojë Kremlinit një sinjal se vendi ynë nuk do të jetë Afganistani i dytë. SHBA-ja do të qëndrojë me Ukrainën, do të mbrojë ukrainasit dhe demokracinë”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu tha se amerikanët nuk po e financojnë luftën por po e mbrojnë lirinë dhe demokracinë në të gjithë Evropën. Duke folur për mënyrën se si do të përdoren paratë, Zelensky tha se shpreson se ndihma të dërgohet te ushtarët e vijës së parë të fronit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne kemi një shans për fitore nëse Ukraina merr sistemin e armëve për të cilin kemi aq shumë nevojë”, tha ai.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll