Bota

Kosova dhe Serbia sot në tryezën e Këshillit të Sigurimit, pritet përballja Osmani-Vuçiç

Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

22 Prill 2024, 08:03 Nga M.B
Kosova dhe Serbia sot në tryezën e Këshillit të Sigurimit,
Vjosa Osmani

NEW YORK- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot vendin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në seancën, e cila mbahet në orën 16:00. Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiç në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiç mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal.

“Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu në “X”.

kosova serbia

Sondazh

Poll