Bota

Musk i shqetësuar për mungesën e një strategjie daljeje nga lufta, përgjigjia nga Ukraina: Rusia të largohet pa kushte dhe faza e nxehtë përfundon

Përgjigjen për Musk nga Ukraina e dha Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit Zelensky, i cili ka vënë në dukje se një strategji realiste do të ishte tërheqja e trupave ruse nga territori ukrainas.

22 Prill 2024, 08:21 Nga M.B
Musk i shqetësuar për mungesën e një strategjie daljeje nga
Elon Musk

UKRAINA- Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur shqetësimin për mungesën e strategjisë së daljes nga lufta në Ukrainë.

“Shqetësimi im më i madh është se nuk ka strategji daljeje, vetëm një luftë e përjetshme ku fëmijët vdesin në llogore nga artileria ose duke ngarkuar mitralozë dhe snajperë nëpër fushat e minuara”, ka shkruar Musk në platformën "X".

Përgjigjen për Musk nga Ukraina e dha Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit Zelensky, i cili ka vënë në dukje se një strategji realiste do të ishte tërheqja e trupave ruse nga territori ukrainas.

"Një “strategji e daljes” realiste, objektive është haptazi e thjeshtë. Agresori (Rusia) largohet pa kushte nga territori sovran i huaj dhe faza e nxehtë e luftës përfundon menjëherë”, shkroi Podoliak.

“Unë e kuptoj në mënyrë të përsosur që ndonjëherë të vërtetat e thjeshta janë jashtëzakonisht vështirë të realizohen, por megjithatë do të përsëris: agresori (Rusia), i cili pa provokuar sulmoi një vend tjetër me qëllimin e vetëm të pushtimit/vrasjes/, largohet nga territori i huaj, kthen atë që ishte vjedhur dhe rivendos sundimin e së drejtës ndërkombëtare. Çfarë është kaq e vështirë për këtë? Çfarë strategjie tjetër daljeje duhet kërkuar/diskutuar?…”, ka shkruar Podoliak.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll