Bota

VIDEO/ Turku hakmerret ndaj ish-të dashurës me një ide gjeniale, i dërgon para banesës dhjetëra porosi, rradhë korrierësh në lagje

Ngjarja u regjistrua në Izmir të Turqisë ku në video duken dhjetara motorë të cilët kanë shkuar në adredës e dhënë për të dërguar porosinë. 

22 Prill 2024, 08:42 Nga N.F
VIDEO/ Turku hakmerret ndaj ish-të dashurës me një ide gjeniale,
Pamje ng vendi i ngjarjes

TURQI- Një ide "djallëzore" e një turku po bën xhiron e rrjetit pasi zgjodhi një hakmarrjeje shumë interesantë edhe të padëgjuar më parë ndaj ish të dashurës së tij. Turku për tu hakmarrë ndaj ish të dashurës porositi në disa restorante duke dhënë adresën e ishit. Ngjarja u regjistrua në Izmir të Turqisë ku në video duken dhjetara motorë të cilët kanë shkuar në adredës e dhënë për të dërguar porosinë. 

Përveç këtij detaji mësohet se ai i ka bërë porositë duke u thënë se do të bëjë pagesë në dorë pasi të marrë porosinë duke i bërë ishit një rradhë të gjatë dhe një faturë të shtrenjtë për të paguar.

Kur askush nuk iu përgjigj derës, njerëzit e dërgesës filluan të mblidheshin jashtë shtëpisë së gruas për të dorëzuar porositë. Një nga fqinjët ka marrë video të shpërndarësve të mbledhur jashtë shtëpisë.

 





turqi izmir hakmarrje

Sondazh

Poll