Aktualitet

EMRI/ Kapet me 10 kg marijuanë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Itali

Gjatë një kontrolli rrugor ai është kapur fillimisht me një sasi të vogël marijuane.

21 Prill 2024, 15:31 Nga E. D
EMRI/ Kapet me 10 kg marijuanë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar
droga e kapur

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shyqyri Tuda, është arrestuar nga policia italiane. Gjatë një kontrolli rrugor ai është kapur fillimisht me një sasi të vogël marijuane.

Gjithashtu nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë së 27-vjeçarit në Primaluna u zbuluan pothuajse 7 doza kokaine, si dhe 92 pako marijuane, gjithsej rreth 10 kilogramë.

Përveç drogës u sekuestrua një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, material i konsideruar i përshtatshëm për paketimin e dozave dhe lëndës narkotike. Gjithashtu me urdhër të prokurorit Lecco, i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg.

shyqyri tuda

Sondazh

Poll