Aktualitet

Nga mashtrim, prodhim dhe shitja e narkotikëve tek ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, arrestohen tre persona në Krujë (EMRAT)

Për tre rastet e mësipërme materialet i janë kaluar Prokurorisë.

21 Prill 2024, 12:03 Nga E. D
Nga mashtrim, prodhim dhe shitja e narkotikëve tek ushtrimi i ndikimit
foto ilustruese

KRUJË- Polica e krujës në kuadër të megaoperacionit "Sundimi ligjit" ka vënë në pranga tre shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshne. Shtetasit Enes Ara, Flamur Zalla dhe Ibrahim Gurra ishin shpallur në kërkim  për veprat penale, “Mashtrim”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për tre rastet e mësipërme materialet i janë kaluar Prokurorisë. 

NJOFTIMII POLICISË: 

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, Komisariati i Policisë Krujë kapi shtetasit:

Enes Ara., banues në Dragush, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

Flamur Zalla., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ibrahim Gurra., banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

enes ara flamur zalla ibrahim gurra

Sondazh

Poll